Lajme Ballkan

Deri tani vetëm 5.1 për qind kanë votuar në Serbi

Ilustrim

Në Serbi rreth 5.1 për qind e votuesve kanë votuar në dy orët e para që nga hapja e qendrave të votimit, sipas të dhënave të publikuara nga Ipsos.

Për krahasim, në zgjedhjet e fundit të vitit 2020, sipas përllogaritjes së CeSID për pjesëmarrjen deri në orën 9 të mëngjesit, në qendrat e votimit kishin votuar 5.2 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve, raporton Tanjug.

Në Serbi sot mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, zgjedhje këto që nuk do të mbahen edhe në Kosovë me vendim të ekzekutivit të vendit.

Lexo edhe:
Policia deklarohet për udhëtimin e serbëve për zgjedhjet në Serbi: Kolona në Jarinje dhe Bërnjak

Serbët me dy shtetësi do të votojnë në Rashkë dhe në Bujanoc.

Rreth gjashtë milionë e gjysmë e serbëve sot kanë të drejtë vote në Serbi.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë duke garuar me dy lista, duke pas si pretendim që të fitojnë katër ulëse në Kuvendin e Serbisë.

Sipas mediave serbe, janë 8,255 qendra të votimit.

Qendrat e votimit janë të hapura nga ora 07:00 deri në 20:00./Shqip.com