Lajme

Policia deklarohet për udhëtimin e serbëve për zgjedhjet në Serbi: Kolona në Jarinje dhe Bërnjak

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në aspektin e sigurisë vlerëson se situata është e qetë dhe stabile duke ju referuar mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi dhe organizimeve të qytetarëve për të udhëtuar në forma të ndryshme drejt Serbisë për të votuar.

Sipas tyre në disa pika kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, janë krijuar kolona dhe pritje.

Pritjet janë shkaktuar në dalje nga Kosova drejt Serbisë në dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak, si pasojë e qarkullimit të shtuar të automjeteve në këto dy pika kufitare, si pasojë e punës së ngadalësuar nga autoritet serbe duke aplikuar hyrjen vetëm me një korsi si dhe aplikimit të procedurave të stikersave, thuhet në njoftimin e policisë,

“Policia e Kosovës në këtë fushëveprim ka paraparë masat dhe veprimet e Policisë së Kosovës në funksion të ruajtjes së rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, garantimit të sigurisë së përgjithshme, si dhe shtimit të kapaciteteve të personelit policorë në pikat kufitare me qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë dhe qarkullimit kufitar”, thuhet në njoftim.

Në Serbi sot mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, zgjedhje këto që nuk do të mbahen edhe në Kosovë me vendim të ekzekutivit të vendit.

Serbët me dy shtetësi do të votojnë në Rashkë dhe në Bujanoc.

Rreth gjashtë milionë gjysmë e serbëve sot kanë të drejtë vote në Serbi./SHQIP.com