Lajme

Dërgohet pa shenja jete një person në Spitalin e Mitrovicës, policia jep detaje

Sheshi në Mitrovicë

Një person është gjendur i vdekur në Mitrovicë.

Sipas policisë, viktima është dërguar pa shenja jetë në spitalin e Mitrovicës, ku mjekët e kanë konstatuar vdekjen e tij.

“Mitrovicë 11.07.2022-19:40.Raportohet se viktima mashkull kosovar është sjellë pa shenja jete në spitalin rajonal të Mitrovicës, ku vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./SHQIP.com