Sport Ndërkombëtar

Derbi mbetet në plan të dytë – edhe Milano në mbështetje të Ukrainës

Një nga momentet më ikonike të "Derby della Madonnina"

Një qytet, dy rivalë.

“Derby della Madonnina” do nis sonte me fillim nga ora 21:00, në kuadër të gjysmëfinalës të Kupës së Italisë.

Por, rezultati duket që do jetë në plan dytë.

Para kësaj ndeshje është vendosur që në tribuna të vendosen flamuj të Ukrainës, për të treguar mbështjen morale për ngjarjet që po kalon ky shtet.

Mbështeje për ukrainasit kanë treguar edhe shumë ekipe dhe skuadra të tjera – në mënyra të ndryshme.

Sa i përket rezultateve, të dyja skuadrat janë duke kaluar formë të mirë në këtë sezon.

Milani gjendet në vendin e dytë – me 57 pikë të grumbulluara. Kurse, Interi është një pozitë më poshtë, por ka një takim më pak të zhvilluar.

Deri në përfundim të kampionatit kanë mbetur edhe dhjetë xhiro për tu luajtur – edhe dhjetë “finale”.

Por, për titull është duke “luftuar” dhëmbë për dhëmbë edhe Napoli – që aktualisht është lider – me pikë të njëjta me rosonerët, por edhe ky ekip ka një ndeshje më shumë të zhvilluar. /Shqip.com