Lajme

Deputetja e VV-së: Së shpejti do të emërohet ministri i Shëndetësisë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Sadiku-Tishukaj ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në vazhdimësi do ta bëjë emërimin e Ministrit të Shëndetësisë.

Në një intervistë për EO, ndërsa, për ish-ministrin e Shëndetësisë ka thënë se nuk është që nuk ka punuar.

“Emërimet bëhen nga ekzekutivi besoj që shumë shpejt edhe kryeministri do të dalë me një propozim konkret sepse shëndetësia ka nevojë për një menaxher të mirë. Nuk është që nuk ka punuar edhe zotëri Latifi, por si duket përvoja e tij në shtetin e Amerikës nuk ka mundur të imagjinojë që sot në sistemin tonë shëndetësor nuk ki sigurime. Besoj që në ditët në vazhdim do ta bëjë një emërim në Shëndetësi”, tha sa Sadiku-Tishukaj.

Sipas saj, ndryshime të mëdha ka pasur në ShSKUK ngase siç thotë ajo ky institucion nuk vuan më nga mungesa barnave nga lista esenciale.

“Nuk është që nuk ka pasur ndryshime në shëndetësi. Në raportin e ish drejtorit të ShSKUK është cekur që për herë të parë SHSKUK nuk vuan më për listën esenciale. Mirëpo aty janë ndarë 12 milionë euro nga qeveria Kurti për të mos pasur mungesë të listës esenciale”.

Ndërsa, Sadiku-Tishukaj tha se duhet të punohet në lidhje me sigurimet shëndetësore.

“Kryeministri Kurti e ka marrë përgjegjësinë dhe është tek komiteti ekzekutiv për shëndetësi besoj që do ta ketë fokusin e Qeverisë Kurti sepse jemi vonuar shumë në këtë aspekt në lidhje me sigurimet shëndetësore që janë të aprovuara në parlament që nga 2011 është diçka që duhet të punohet në të”.

Partneri i vogël qeverisës kërkon Ministrinë e Shëndetësisë – SHQIP.com

Pozita e ministrit të Shëndetësisë ka mbetur e lirë pas dorëheqjes së ish-ministrit, Rifat Latifi.

Ende pa kaluar më shumë se 2 orë nga dorëheqja e Latifit, partneri qeveritar i VV-së, Partia “Guxo”, përmes deputetit Burim Meta, ka kërkuar që kjo pozitë t’i takoj partisë së tij.

Deputeti Meta përmes rrjetit Facebook ka shkruar se edhe sa ministra të Shëndetësisë duhet të ndërrohen, që kjo pozitë t’i takoj Partisë “Guxo”.

Në të kaluarën kishte zëra që partneri qeveritar i VV-së e kishte kërkuar këtë ministri që ta ketë nën udhëheqje, por kryeministri Kurti kishte preferuar që të mos e plotësoj këtë kërkesë.

Fillimisht u emërua si ministër Arben Vitia, e pas dorëheqjes së tij, si minister erdhi Rifat Latifi.

Ditëve në vazhdim do të mësohet për emrin e ri që do vjen në krye të këtij institucioni.

/Shqip.com