Lajme

Deputeti ukrainas që kërkoi me draft-rezolutë njohjen e Kosovës nga Ukraina: Kam marrë kërcënime nga serbët

Deputeti i Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, ka dorëzuar dje një draft-rezolutë në organin ligjvënës ku bëhet thirrje që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Në një intervistë për Euro News, Goncharenko ka thënë se lidhur me këtë kanë reaguar edhe nga Serbia por qe pjesa më e madhe ishin kërcënime për të cilat nuk i intereson.

“Nga Kosova njoh shumë njerëz që më mbështesin dhe më shkruajnë, pjesa më e madhe në rrjete sociale. Ka edhe nga Serbia të cilët kanë reaguar, pjesa më e madhe e tyre kanë nisur kërcënimet por mua kjo nuk me intereson, tha Goncharenko.

Tutje ai tha se kjo draftë-rezolutë ka arritur sot të regjistrohet zyrtarisht në Parlamentin ukrainas dhe pjesa më e madhe e kokegëve të tij janë duke e mbështetur këtë nismë.

Vetëm sot ka arritur draft-rezoluta të regjistrohet zyrtarisht në Parlamentin Ukrainas. Ka disa reagime brenda shtetit, pjesa më e madhe janë mbështetës ndaj kësaj rezolutë. Edhe në media është mbuluar. Sa i përket kolegëve të mi një pjesë e tyre me kanë kontaktuar për të thënë se më mbështesin dhe asnjë deri në këtë moment nuk me ka thënë se nuk e mbështetë këtë rezolutë ndaj do të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijmë.

Lexo edhe:
Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko dorëzon në Parlamentin e Ukrainës rezolutën ku kërkohet që Ukraina ta njeh Kosovën

Ndërsa lajmin për dorëzimin e kësaj draft-rezolute në të cilën i bëhet thirrje Ukrainës që ta njoh pavarësinë e Kosovës, është bërë e ditur nga vetë Goncharenko përmes një postimi në Twitter.

“Dorëzova në Parlamentin ukrainas një rezolutë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ukraina ndan vlerat perëndimore dhe do të përkrahë demokracinë kudo në botë. Shpresoj që Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më parë të jetë e mundur”, ka shkruar ai.

Po ashtu në rrjetin social në Facebook, Goncharenko ka publikuar një hartë me vendet të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës./Shqip.com