Lajme

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko dorëzon në Parlamentin e Ukrainës rezolutën ku kërkohet që Ukraina ta njeh Kosovën

Deputeti i Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, ka dorëzuar dje një draft-rezolutë në organin ligjvënës ku bëhet thirrje që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një reagimi në Twitter.

“Dorëzova në Parlamentin ukrainas një rezolutë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ukraina ndan vlerat perëndimore dhe do të përkrahë demokracinë kudo në botë. Shpresoj që Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më parë të jetë e mundur”, ka shkruar ai.

Po ashtu në rrjetin social në Facebook, Goncharenko ka publikuar një hartë me vendet të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës./Shqip.com