Lajme

Deputeti i VV-së: Gjatë Qeverisë Kurti në Kosovë mund të lansohet një raketë

Jahja Kokaj, deputet i VV-së

Deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, ka njoftuar se është në përpunim të një projekti shkencor, në kuadër të hulumtimeve nano-teknologjike, për lëshimin e një rakete.

Kokaj, i cili njëherësh është edhe fizikant, kur është pyetur nëse lansimi i raketës do ndodhë gjatë Qeverisë Kurti, ka thënë se ka gjasa për një gjë të tillë.

“Do të ndodh në qoftë se e realizoj një projekt shkencor, që do jetë për hulumtime nano-teknologjike, natyrisht jo e madhe. Do të realizohet gjatë aktivitetit tim, mund të ndodh gjatë qeverisjes Kurti”, ka deklaruar ai në T7.

Tutje, ai ka thënë se mendimet e tij nuk qëndrojnë vetëm në fushën politike.

“Ekziston ai milintantizmi në të gjitha shtëpitë televizive, ku mendojnë se po vjen një njeri që ka mendime të kanalizuara vetëm në politikë, kurse unë kom mendime kozmopolite, të cilat ndikojnë në pozitivitetin e njeriut në përgjithësi”./Shqip.com