Lajme

Deputeti i PDK-së kritikon Qeverinë Kurti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti duke thënë se hoqën dorë nga kushti që dikur ishte gjerman dhe pastaj u bë i BE-së, për “marrëveshje ligjërisht të detyrueshme” me Serbinë.

Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se një dekadë më parë, Kosova humbi një mik të madh, ish-ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Guido Westerwelle, i cili, sipas Hoxhajt, i dha mbështetje të jashtëzakonshme Kosovës së pavarur dhe luajti një rol kyç në vendosjen e kushtit gjerman në marrëveshjen e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.

Por, Hoxhaj tutje kritikoi qeverinë aktuale që kanë hequr dorë nga ky kusht, dhe kanë pranuar një marrëveshje që nuk është ligjërisht e detyrueshme dhe as nuk ka njohje të ndërsjellë.

“Një dekadë më parë, ne humbëm një mik të madh, ish-ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Guido Westerwelle. Ai i dha mbështetje të jashtëzakonshme Kosovës së pavarur dhe personalisht e di që luajti një rol kyç në vendosjen e kushtit gjerman, dhe më vonë kushtit të BE-së, “marrëveshjes ligjërisht të detyrueshme” për Serbinë, një kusht nga i cili hoqi dorë këtë vit Qeveria e Kosovës duke pranuar një marrëveshje që nuk është as marrëveshje ligjërisht e detyrueshme dhe as nuk ka njohje të ndërsjellë!”, ka shkruar Hoxhaj.

/Shqip.com