Deputetët përsëri mblidhen sot, diskutojnë për Byron Shtetërore, dialogun e Kodin e ri Civil
Në Kuvendin e Kosovës edhe sot duke nisur nga ora 10:00 deputet do të mblidhen në seancë plenare. Debati i sotëm pritet të nis me shqyrtimin e Byros Shtetërore për verifikim dhe konfiskim të pasurisë.
E seanca plenare do të vazhdoj me debatin parlamentar lidhur me zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi.
Gjatë kësaj seance deputetët do të diskutojnë edhe për Projekt-Kodin e ri Civil i cili ka ngjallur reagime të shumta.
Rendi i ditës:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-126 për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime shoqërore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë,
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-127 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe/ose të kontrollit të hyrjes/daljes së mallrave,
5. Debat parlamentar në lidhje me zhvillimet në dialogun Kosovë – Serbi,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. nr.08/L-011 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-061 për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-005 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar,
8. Shqyrtimi i parë i Projekt-Kodit Civil të Republikës së Kosovës nr. 08/L-124,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës,
10. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë,
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës./Shqip.com