Lajme

Deputetët do të paguhen vetëm 150 euro në muaj për shpenzimet e udhëtimit

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar propozimin e shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila për caktimin e lartësisë së kompensimit të deputetit për funksion udhëheqës dhe kompensimin e shpenzimeve.

Shpenzimet maksimale që një deputeti mund t’i mbulohen brenda një muaji janë 150 euro.

Propozohet që vendimi i datës 10 tetor 2011 të ndryshohet si vijon:

Për shpenzimet ditore të deputetëve ndahen 5 euro në ditë për pjesëmarrje në seanca plenare dhe mbledhje të komisionit;

Kompensimi për shpenzimet e udhëtimit për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe komisione, caktojë si vijon: deri në 30 km 5 euro, deri në 60 km 10 euro dhe mbi 60 km 15 euro.

Deputetët duhet të deklarojnë vendbanimin primar dhe sekondar nëse kanë, në Administratën e Kuvendit, ndërsa lista e deputetëve që udhëtojnë dërgohen nga Kryetarët e Grupeve Parlamentare në administratën e Kuvendit.

Kryetari i Komisionit Armend Muja tha se Propozim i grupit parlamentar të VV-së është i arsyeshëm, dhe ka një tavan të shpenzimeve deri në 150 euro.

Ky propozim do t’i dërgohet edhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës. /Shqip.com