Depay – po i ndan rrugët me Barcelonën
Publikuar:
(14.08.2022 18:20:37)

Barcelona barazoi pa gola – ndaj Rayo Vallecanos, por Memphis Depay nuk u inkudra në lojë.
28 vjeçari – ishte golashënuesi më i mirë i katalunasve në sezonën e kaluar, ama po i kalon ditët e fundit në “Camp Nou”.
Sipas Fabrizio Romanos, Depay do t’i bashkohet Juventusit – si transfer i lirë, sepse do ndërprejë kontratën aktuale me Barçën.
Numri i madh i sulmuesve – në skuadrën katalunase ka bërë që – ai të mos jetë në planet e Xavi Hernandez.
Memphis ishte bashkuar – me Barcelonën – në verën e kaluar – si transferim i lirë.
Teksa, paraprakisht ishte pjesë e Lyonit./Shqip.com