Sport Ndërkombëtar

Depay – kërkohet nga Tottenhami

Memphis Depay

Është golashënuesi më i mirë i Barcelonës në këtë sezon.

Por, nuk dihet nëse e ardhmja e tij do të jetë në “Camp Nou”.

Memphis Depay është në radarin e Tottenham Hotspur.

Memphis Depay on Signing to Puma and Buying Bored Ape | Complex
Memphis Depay

Mundo Deportivo shkruan se “Barça është e vetëdijshme për interesin e disa klubeve angleze, me Tottenhamin në krye, por dëshiron të punojë me qetësi për të ardhmen e saj. Kontrata e sulmuesit holandez përfundon në vitin 2023 dhe Xavi dhe drejtuesit e sportit duhet të marrin një vendim”.

Depay ka shënuar dhjetë gola, dhe ka asistuar dy herë na Liga – në 20 ndeshje të zhvilluara.

Por, për shkak të një lëndimi ai mbeti jashtë fushave të gjelbra për një muaj – dhe tani shumë gjëra kanë ndryshuar.

Në afatin kalmitar të janarit – Barca transferoi Ferran Torres dhe Pierre – Emerick Aubameyang – që po kalojnë momente fantasike.

Mercato - Barça : trois clubs de Serie A penseraient à Depay
Memphis Depay

Torres ka shënua katër gola dhe ka asistuar tri herë në La Liga, kurse Auba ka shtatë gola dhe një asistim – statistika që e kanë lënë Depayn në bankën rezervë.

Vlera e holandezit – sipas “Transfermarket” është 45 milionë euro, teksa ka kontratë me katalunasit deri në fund të sezonit 2022/2023. /Shqip.com