Sport Ndërkombëtar

Denver, vetëm një fitore larg historisë

Denver Nuggets është vetëm një fitore larg histories, pasi i duhet vetëm edhe një e tillë për ta fituar titullin e kampionit në NBA .

Skuadra e drejtuar nga Mike Malone e ka fituar edhe ndeshjen e katërt finale ndaj Miami Heat.

Ndeshja e zhvilluar në “Kaseya Center” përfundoi me rezultatin 95:108.

Aaron Gordon me 27 pikë dhe Nikola Jokic me 23 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar në fitoren e Denverit.

Te Miami u dallua Jimmy Butler me 25 pikë.

Kujtojmë se kampion në NBA shpallet skuadra që arrin katër fitore. Denver Nuggets po udhëheq 3:1 në serinë finale.

Ndeshja e radhës do të zhvillohet më 13 qershor.

/Shqip.com