Sport Ndërkombëtar

Denver ritkthen epërsinë ndaj Miamit

Denver Nuggets ka fituar me shifrat 109-94 ndaj Miami Heat në ndeshjen e tretë finaleplay off, e  luajtur në fushën e skuadrës nga Florida, duke udhëhequr 2-1 serinë.

Skuadra mysafire dominoi në fushë, duke qenë superiore në çdo drejtim dhe tregoi sërish forcën e saj, duke e merituar fitoren.

Nikola Jokic realizoi “triple double”, me 32 pikë, 21 kërcime e 10 asistime, i mbështetur edhe nga Jamal Murray, i cili realizoi gjithashtu një “triple double”, me 34 pikë, 10 kërcime e 10 asistime.

Edhe te Miami, loja u përqendrua vetëm tek dy basketbollistë, Jimmy Butler me 28 pikë e Dem Adebayo me 22 pikë e 17 kërcime, por që nuk mjaftuan për të fituar.

Miami nuk përfitoi nga faktori fushë, ndërkohë që do të luajë në fushën e tij edhe ndeshjen e radhës.

/Shqip.com