Sport Ndërkombëtar

Denver fiton ndeshjen e parë ndaj Lakers

Denver ka fituar ndaj Lakers me rezultat 132-126 në ndeshjen e parë finale në Konferencën e Perëndimit, duke udhëhequr 1-0 serinë.

Një sfidë e jashtëzakonshme dhe emocionuese mes dy skuadrave më të mira në këtë kah të NBA-së, që luftuan deri në fund.

Një ndeshje ku kolektiviteti i Denver bëri diferencën në fushë, me gjashtë lojtarë që realizuan mbi 10 pikë. Nikola Jokic ishte protagonist me një “triple double”, me 34 pikë, 21 kërcime e 14 asistime, mbështetur edhe nga Jamal Murray me 31 e Pope me 21 pikë.

Lakers rezistuan deri në fund e shpresuan te fitorja, por pa sukses. Davis e mbylli sfidën me 40 pikë e 10 kërcime, LeBron James me 26 e Reaves me 23, por që s’mjaftuan për të fituar.

Edhe ndeshja e dytë do të luhet në fushën e Denver.

NBA-Konf.Lindje, Play off-Finale

Boston – Miami

NBA-Konf.Perëndim, Play off-Finale

Denver – Lakers, 132-126 (1-0)

/Shqip.com