Sport Ndërkombëtar

Dënohet ylli i NBA-s, pasi grushtoi shokun e skuadrës

Draymond Green është gjobitur, por nuk është suspenduar nga Golden State Warriors, pasi goditi me grusht shokun e tij të skuadrës Jordan Poole në një seancë stërvitore.

Një video u shfaqën nga incidenti dhe 32-vjeçari i kërkoi falje Poole dhe pjesës tjetër të ekipit, shkruan BBC.

“Kjo është kriza më e madhe që kemi pasur që kur kam qenë trajner këtu”, tha trajneri i Warriors, Steve Kerr.

Green fillimisht sugjeroi se ai do të largohej nga ekipi, por Kerr tha se do të kthehej në stërvitje të enjten.

“Janë gjëra vërtet serioze. Ne nuk jemi perfekt, por do të mbështetemi në përvojën që kemi së bashku gjatë nëntë viteve të fundit dhe do të besojmë se ky është vendimi më i mirë për ekipin tonë [të mos e pezullojë Green].” shtoi Kerr.

Sulmuesi, i cili e goditi Poole pasi të dy shkëmbyen fjalë në një seancë stërvitore, u largua disa ditë nga skuadra, por do të jetë në dispozicion për ndeshjen e fundit parasezonale të Warriors të premten përpara hapjes së sezonit kundër LA Lakers më 18 tetor.

Golden State Warriors fituan titullin e tyre të katërt në NBA në tetë vjet sezonin e kaluar, duke mposhtur Boston Celtics në finale.

/Shqip.com