Lajme

Dënohet kryetari i Komunës së Podujevës për rastin që sulmoi një qytetar në QKMF

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Gjykata Themelore në Prishtnë, ka dënuar kryetarin e Komunës së Podujevës për sulmin ndaj një qytetari në QKMF.

Në bazë të aktgjykimit, Bulluqi është dënuar me gjobë prej 500 euro, por në rast të mos pagesës kjo gjobë do të zavëndësohet me ditë burgu.

“Të akuzuarin Sh. B. me dënim me gjobë në shumë prej pesëqindë (500) Euro, të cilin dënim, i akuzuari është i detyruar ta paguajë në afat prej 15 ditësh, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Po ashtu sipas aktgjykimit i akuzuari në këtë rast, Shpejtim Bulluqi detyrohet të paguaj edhe shpenzimet e procedurës penale.

‘’Detyrohet i akuzuari që të paguaj shpenzimet e procedurës penale në shumë prej 20 euro për ekspertizën mjeko-ligjore, në emër të paushallit gjyqësor të paguaj shumën prej 20.00 €, ndërsa në emër të kompensimit të viktimave të paguaj shumën prej 30 €uro, brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet tutje në aktgjykim.

Lidhur më këtë rast Bulliqi në një reagim kishte thënë se puna e sulmit fizik është një trillim dhe i pavërtetë./Shqip.com