Sport Ndërkombëtar

Denis Suarez – në radarin e shumë skuadrave

Denis Suarez

Denis Suarez dëshiron të largohet nga Celta Vigo.

Dhe ofertat në drejtim të tij kanë vërshuar.

Mesfushori spanjoll ka qenë ndër futbollistët kryesorë të Celtës në dy sezonet e fundit, ama nuk dëshiron të vazhdojë aty.

Mundo Deportivo shkruan se Espaynoli është ndër skuadrat që e po e monitorojnë gjendjen e lojtarit.

Por, sipas ta njëjtit medium në garë janë Real Betis, Sevilla, Villarreal dhe Lazio.

Denis ka zhvilluar 38 ndeshje të La Ligës në sezonin e fundit, teksa ka shënuar katër gola dhe ka asistuar gjashtë herë.

Ish-lojtari i Barcelonës – vlen dhjetë milionë euro në tregun e transferimeve – sipas “Transfermarkt”.

Ai njihet për kontrollën e mirë të topit, qetësinë dhe aftësinë për të krijuar shansa shënimi për bashklojtarët./Shqip.com