Sport Ndërkombëtar

Denis Suarez – në “labirinth”

Denis Suarez

Denis Suarez vazhdon të jetë pjesë e Celta Vigos.

Por, akoma nuk është paraqitur në këtë sezon.

Mesfushori spanjoll dëshiron të qëndrojë në Celta – përkundër problemeve me presidentin e klubit.

Së fundmi është raportuar se 29 vjeçari – nuk e don largimin – edhe për disa arsye familjare.

Suarez ka zhvilluar 38 ndeshje të La Ligës në sezonin e fundit, teka shënoi katër gola dhe asistoi gjashtë herë.

Ish-lojtari i Barcelonës – vlen dhjetë milionë euro në tregun e transferimeve – sipas “Transfermarkt”.

Ai njihet për kontrollën e mirë të topit, qetësinë dhe aftësinë për të krijuar shansa shënimi për bashklojtarët.

Kontrata me Celtan i skadon në qershorin e vitit 2023./Shqip.com