Sport Ndërkombëtar

Suarez dhe presidenti i Celta Vigos “në hall” me njëri-tjetrin

Denis Suarez

“Denis Suarez” quhet saga e fundit në La Ligën spanjolle.

Mesfushori i Celta Vigos, është akuzuar nga presidenti i klubit, Carlos Mourino – se dëshiron ta dëmtojë – këtë skuadër.

“Ne i kemi dhënë Denis Suarez katër oferta që i rritën pagën dhe të gjitha u refuzuan sepse përfituan RC Celta.Ai po na detyron ta shkarkojmë për të dëmtuar klubin. Unë nuk do ta pranoj këtë.Denis Suarez është i vetmi që ka denoncuar klubin e tij për këtë, sepse ai nuk dëshiron të ndihmojë, ai dëshiron të dëmtojë klubin”, është shprehur Mourino.

Por, Suarez nuk e ka kaluar këtë situatë – pa u përgjigjur.

Ai tha ndër të tjera se “Ka shumë muaj që ai më kërcënoi se: “Do të sigurohem që Balaidos t’ju fërshëllejë”. Është koha të përgjigjem. Unë kam kontratën që më ofroi Celta dhe që e kam përmbushur me germë dhe me dashurinë që kam pasur për këtë klub që kur isha fëmijë. Një kontratë, meqë ra fjala, konfidencialitetin e së cilës e respektoj. Nuk kam marrë kurrë një ofertë të tillë nga Celta.Ju ftoj të tregoni publikisht dokumentin e asaj oferte dhe refuzimit tim. Nuk ka”.

Mesfushori me tipare sulmuese – është pjesë e parasezonit të skuadrës spanjolle, ama e ardhmja e tij mbetet e mjegullt.

Suarez ka zhvilluar 38 ndeshje të La Ligës në sezonin e fundit, teksa ka shënuar katër gola dhe ka asistuar gjashtë herë.

Ish-lojtari i Barcelonës – vlen dhjetë milionë euro në tregun e transferimeve – sipas “Transfermarkt”.

Ai njihet për kontrollën e mirë të topit, qetësinë dhe aftësinë për të krijuar shansa shënimi për bashklojtarët.

Kontrata me Celtan i skadon në qershorin e vitit 2023./Shqip.com=