Kulturë

Dëmtohet edhe një pikturë nga aktivistët, hedhin pure me patate mbi të

Aktivistët në mbrojtje të klimës kanë hedhur ushqime edhe në një pikturë tjetër.

Kësaj radhe, ata hodhën pure me patate në një pikturë të Claude Monet, veprime këto që po synojnë të tërheqin vëmendjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe shkatërrimit të mjedisit.

Piktura, një vepër e vitit 1890 e njohur si Meules, u ble në ankand në 2019 për 110.7 milionë dollarë.

Letzte Generation, grupi aktivist gjerman që dëmtojë pikturën, tha në një deklaratë më pas se “piktura nuk u dëmtua në aksion. Krejt ndryshe nga vuajtjet e pamatshme që përmbytjet, stuhitë dhe thatësirat po sjellin mbi ne sot si pararojë të katastrofës së afërt.”

Muzeu Barberini tha se Meules nuk u dëmtua sepse piktura është “me xham”. Muzeu planifikon ta rikthejë veprën ashtu si ishte të mërkurën.

Në videon e publikuar shihen dy protestues që marrin puren me patate dhe e spërkasin pikturën.

Aksioni kishte për qëllim qartësisht të kujtonte atë të organizuar në fillim të këtij muaji në Galerinë Kombëtare në Londër nga Just Stop Oil, grupi i fokusuar në ndryshimet klimatike që duket se ka iniciuar këto lloj protestash në muzetë e artit në muajt e fundit.

Lexo edhe:
Aktivistët hedhin supë domatesh dhe patate të skuqura mbi piktura milionëshe në Gjermani

/Shqip.com