Lajme Botë

Aktivistët hedhin supë domatesh dhe patate të skuqura mbi piktura milionëshe në Gjermani

Gjatë ditës së diele, dy aktivist në mbrojtje të klimës kanë hedh supë domatesh dhe patate të skuqura mbi pikaturat në Gjermani.

Siç raporton Bild Patatet e skuqura u ‘ndeshën’ me 111 milionë piktura nga të ashtuquajturit aktivist klimatik si përpjekje për të quar përpara kërkesat e tyre radikale të klimës.

Sulm u krye edhe ndaj një pikture të Moneit në Muzeun Barberini të Potsdamit.

Xhesika Kordouni e cila është këshilltare e transmetimit në NDR dhe politikane në mbështetje të mjedisit tha në Twitter se bëhet fjalë për bukurinë e kësaj bote.

“Në fund të fundit, bëhet fjalë për “bukurinë e kësaj bote, të cilën e kanë pikturuar dhe që duhet shpëtuar”, shkroi Kordouni.

Tutje, Kordouni ka thënë se supa e domateve dhe patatet e skuqura janë art që do të ju pëlqente kjo protestë.

“Patatet e skuqura dhe supa me domate janë absolutisht art. Monet dhe Van Gogh do ta kishin pëlqyer këtë protestë”.

Meteorologia dhe prezantuesja e ZDF Özden Terli doli po ashtu në përkrahje të protestës.

“Po ta bënte një artist, do të ishte një veprim arti”, shkroi Terli.

Ndërsa, gazetari Gabor Halasz tha se a është në rregull që të flitet për diçka tjetër me pak të rendësishme se ndryshimet klimatike.

“A mund të jetë që ne flasim më shumë për njerëzit që hedhin diçka në fotografi – se sa për ndryshimet klimatike”, shkroi Halasz.

Krahas kësaj, raportimet e transmetuesve në Gjermani janë duke u kritikuar pjesërisht në treg.

Si shembull i potencuar është transmetimi i BR24 i cili  shkroi në një tekst se aktivistët e klimës kishin “sukses” në një veprim të ri.

Megjithatë, mediumi reagoi ndaj kritikave duke thënë se qëllimi i tekstit shprehte se është zbatuar me sukses plani i aktivistëve të klimës.

Megjithatë, aktivistet që bënë sulmin ndaj pikturës së Monet gjatë ditës së diele janë të lirë pasi u morën në pyetje dhe u vendosen në paraburgim.

Sipas një zëdhënësi të Policisë Perëndimore, kundër dy aktivistëve do të përcaktohen masa për shkak të shkeljes dhe dëmtimit të pronës.

/Shqip.com