Lajme

Deliu-Kodra për Byron e konfiskimit të pasurisë: Është e jashtëligjshme dhe bie ndesh me Kushtetutën

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka konfirmuar edhe një herë se subjekti i saj nuk do ta votojë projektligjin për Byron për konfiskimin e pasurisë së jashtëligjshme.

Sipas tij, ky votim nuk do të bëhet për shkak se në mënyrën se ai do të jetë një institucion, siç thotë ajo, paralel karshi gjykatave dhe prokurorive.

Deliu-Kodra ka thënë se kjo Byro bie në desh me Kushtetutën.

“Është e jashtëligjshme dhe bie në desh me Kushtetutën”, tha ajo në T7.

Ajo ka thënë se edhe për këtë gjë ka marrë vërejte nga Komisioni i Venecias.

“Që prej themelimit të këtij institucioni, që është paralel, në raport me prokuroritë dhe gjykatat sa i përket fushave të tyre të veprimit të cilat janë konfiskimi dhe hetimi. Natyrisht ka marrë vërejtjet e Komisionit të Venecias. Çdo pushtet, e jo vetëm ky që është aktualisht, do ta zgjidhte personin e vet në krye të këtij institucioni. Do i jepte këtë pushtet një individi”.

Ajo ka shtuar se vërejtjet kanë qenë që në të ardhmen mund të përdoret për persekutim./SHQIP.com