Lajme

Deliu-Kodra: Mjekët dhe profesorët të largohen nga Projektligji për deklarimin e pasurisë

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, kanë kërkuar që mjekët dhe profesorët të largohen nga Projektligji për deklarimin e pasurisë.

Ajo ka thënë se ata duhet të largohen pasi janë barrë e madhe për agjencinë.

“Si kërkesë e PDK-së sot ishte që të projektligji për Deklarimin e Pasurisë kërkuam të largohen mjekët dhe profesorët dhe të trajtohet në seancë plenare. Kërkuam lexim të tretë që këto dy kategori të largohen sepse është barrë e madhe për agjencinë. Sa i përket projektligjit mbeti të diskutohet në seancë për t’i adresuar kërkesat tona’.

Ajo tha se dështimi i votimeve të projektligjeve po vjen në mungesë të mazhorancës.

“Sa i përket dështimit për projektligje duhet të ketë prezencë të mazhorancës sepse kjo shumicë po dëshiron t’i votojë projektligjet. Në radhë të parë shumica parlamentare duhet të jetë aty, pra duhet të ketë më vullnet politikë dhe që të mos dështojnë projektligjet”, tha ajo.

Ndryshe një javë më parë në mungesë kuorumi në Kuvend, ka dështuar të miratohet Projektligji për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.

Kjo pasi në këtë votim kanë marrë pjesë vetëm 59 deputetë.

I njëjti ligj parasheh që edhe profesorët mirëpo edhe doktorët të deklarojnë pasurinë dhe kjo ka bërë që të këtë përplasje në Kuvendin e Kosovës.

Lexo edhe:
Dështon miratimi i Projektligjit për deklarimin e pasurisë dhe të dhuratave

Ministra e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar më ngul që në këtë projektligj të përfshihen edhe këto dy kategori.

Paraprakisht, me 60 vota për dhe një abstenim, Kuvendi miratoi amendamentet për këtë Projektligj./SHQIP.com