Deliu kërkon shkarkimin e ambasadorit Martin Berishaj
Publikuar:
(28.04.2022 10:30:37)
Kuvendi i Kosovës po mban seancën e radhës. Në këtë seancë Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu- Kodra ka kërkuar shkarkimin e ambasadorit Martin Berishaj.
Ajo është shprehur se në kohën kur Kosovës po i ofrohet mundësia për anëtarësim në mekanizmat ndërkombëtarë,vendi ynë po përballet me një aferë korruptive.
‘’Dëmi që i ka shkaktuar Kosovës, Martin Berishaj është dëm i pariparueshëm, dhe paraqet pengesë serioze në raportet midis Kosovës dhe Kroacisë’’ ka thënë Blerta Deliu.
Martin Berishaj është ambasadori i Kosovës në Kroaci. Javën e kaluar, emri i tij është përmendur në një skandal financiar në shtetin e Sllovenisë./Shqip.com