Teknologji

Debuton smartfoni buxhetor i shumëpritur i Samsung

Që prej lançimit të S20 FE në Shtator të 2020-ës kompania ka shitur 10 milionë njësi, duke u bërë një prej smartfonëve më të shitur Galaxy gjatë 2021.

CES nuk është një shfaqje teknologjike ku prezantohen smartfonë të rinj dhe kjo vlen për Samsung gjithashtu që zakonisht smartfonët e rinj i prezanton në Kongresin Mobil Botëror që mbahet në Shkurt.

Por vitet e fundit gjiganti i elektronikës po e përdor si platformë për zbulimin disa modeleve flagshipë buxhetorë të linjën Galaxy S si variante “Lite” apo “FE”.

Galaxy S21 FE Lifestyle

Që prej lançimit të S20 FE në Shtator të 2020-ës kompania ka shitur 10 milionë njësi, duke u bërë një prej smartfonëve më të shitur Galaxy gjatë 2021.

Lexo edhe:
Afro 1 milionë makina Tesla të shitura në 2021

Kësaj here kompania zgjodhi CES për të prezantuar pasardhësin S21 FE 5G me çmim bazë prej 699 dollarësh. Është i njëjti çmim që aplikoi vitin e kaluar dhe 100 dollarë më shumë sesa Pixel 6.

S21 FE ka ekran 6.4-inç me frekuencë 120Hz fuqizuar nga procesorin Snapdragon 888 ose Exynos 2100. Sistemi i kamerave të pasme përbëhet nga tre sensorë: 12-megapiksel parësor, 32-megapiksel me kënd të gjerë dhe 12-megapiksel telefoto.

Smartfoni ka 6 ose 8GB RAM me 128 ose 256GB memorie dhe bateri të fuqishme prej 4,500mAh. Dhe sigurisht smartfoni vjen me teknologjinë 5G.

Dizajni është thuajse identik me seritë Galaxy S21 edhe pse Samsung ka vendosur të përdorë plastikë në ndërtimin e tij. S21 FE del në shitje nga data 11 Janar. /PCWorld Albanian

/Shqip.com