Sport Ndërkombëtar

Debutim ëndrrash për Correan, shënon dopietë dhe i siguron tri pikë Interit

Goli i Joaquin Correas

Interi ka arritur të mposhtë Hellas Veronan si mysafir me rezultat 3-1 në kuadër të xhiros së dytë në Serie A.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit, pasi Ivan Ilic përfitoi nga gabimi në mbrojtje i “Nerazurrëve” ku edhe shënoi për rezultatin fillestar 1-0.

Pas golit, ra edhe tempo e lojës, ku skuadrat nuk kishin raste të mira më në pjesën e parë.

Me të filluar pjesa e dytë, Interi gjeti golin e barazimit përmes Lautaro Martinez i cili u asistua nga Edin Dzeko.

Pas barazimit të rezultatit, mysafirët morrën lojën në dorë duke rrezikuar portën e Lorenzo Montipon disa herë.

Në minutën e 74-të, Martinez u zëvendësua me transferimin e ri të Interit, Joaquin Correa.

Ky i fundi arriti të shënoi gol pas vetëm shtatë minutash pasi u inkuadrua në lojë për rezultatin 2-1.

I njëjti shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin në ndeshje për t’i vulosur fitoren skuadrës së tij të re.

Pas kësaj fitore, Interi regjistron dy fitore në po aq ndeshje dhe me gjashtë pikë të grumbulluara është lideri i tabelsë së Serie A./Shqip.com