Rozë

Debati i ashpër me Beatrix Ramosajn, Balina Bodinaku nxjerr të pathënat

Balina Bodinaku dhe Beatrix Ramosaj

Beatrix, ka reaguar pas disa akuzave që ju kanë bërë se ajo është në pushime me të dashurin.

Pas shumë diskutimeve, Beatrix, ka postuar në Instagram, duke thënë se është koha t’i dal zot vetës.

Ajo ka publikuar disa biseda private me opinionisten Balina Bodinaku, dhe e paralajmëroj që nëse vazhdon të shpifë, do të merr rrugën ligjore.

Së fundmi, Balina ishte e ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio, ku e cilësoi situatën në fjalë si absurde dhe banale.

Balina Bodinaku

Ajo u shpreh se biseda është e manipuluar, sepse disa gjëra janë hequr e disa të tjera janë shtuar.

“Është shumë absurde dhe banale. Komunikimi është i manipuluar, disa gjëra janë hequr dhe disa janë shtuar. Kam pasur një komunikim timin me dikë që e njoh që rezultoi të ishte account fallco”, tregoi Balina.

Ndryshe, Beatrixi e ka akuzuar atë se nuk e ka lënë të qetë edhe gjatë kohës sa ishte në Big Brother./SHQIP.com