Lajme

Debati Bogujevci – Kurti, deputetet tregojnë se për çka folën

Deputetet e VV-së, Saranda Bogujevci dhe Tinka Kurti

Gjatë procesit të votimit në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit të Pavarur për Media, u vu në pah një diskutim mes nënkryetares së Kuvendit, Saranda Bogujevci dhe deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti.

Bashkëpartiaket u panë duke zhvilluar një debat i cili nuk mund të dëgjohej nga publiku.

Andaj, në opinion u aludua se diskutimi mes bashkëpartiakeve ka të bëjë rreth votimit të anëtarit të KPM-së.

E për këtë çështje, deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci ka dhënë sqarime për SHQIP.com.

Ajo ka thënë se komunikimi me Kurtin nuk ka pas të bëjë me procesin e votimit.

“Asgjë nuk ka ndodh me badhkëaktivisten e kolegen time Tinken, ishim duke diskutuar për një temë që nuk ka të bëjë asgjë me votim”, tha Bogujevci në një deklaratë për SHQIP.com.

Deputetja nga radhët e LVV-së, Tinka Kurti

Në anën tjetër, deputetja Tinka Kurti tha se seanca e paralajmëruar për datën 27 qershor, ka qenë temë diskutimi mes dyshes.

“Diskutuam se kur është seanca e ardhshme meqë të hënën si Komision mund të kemi një udhëtim dhe pasi më tha që nuk ka në fillim të javës, iu kujtua që të hënën ka seancë. Gjatë ditës kemi biseduar edhe për disa çështje të tjera dhe asnjë prej tyre në lidhje me votimin e sotëm”, tha Kurti për SHQIP.com.

Theksojmë se në Kuvendin e Kosovës është duke u diskutuar për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë mbi energjinë në veri të vendit.

Lexo edhe:
Kurti: Marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 nuk janë të mira, jemi duke ndaluar gjakderdhje financiare

Ndërsa, ka dështuar zgjedhja e anëtarit të Komisionit të Pavarur për Media, kjo pasi dy kandidatet nuk arritën të marrin votat e mjaftueshme nga deputetët.

Në proces të votimit të fshehtë morën pjesë 91 deputetë, ku 42 fletëvotime ishin të pavlefshme. Kandidatja Violeta Hyseni Kelmendi mori 20 vota, ndërsa Teuta Hoxha Morina mori 29 vota./Shqip.com