Lajme

Kurti: Marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 nuk janë të mira, jemi duke ndaluar gjakderdhje financiare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se marrëveshjet e mëhershme për energjinë nuk kanë qenë të mira kurse tash pas 20 vitesh janë duke e ndalur një gjakderdhje financiare.

Sipas Kurtit, ato marrëveshje i kanë të trashëguara nga qeveritë e kaluara.

“Pas më shumë se 20 viteve buxhetit të Kosovës do t’i kursehen miliona euro në vit, pasi 4 komunat në veri do të kalojnë në pagesat e rrymës. Udhërrëfyesi e mundëson këtë, kurse BE-ja do ta mbikëyqyrë atë, dhe me këtë përfundon problematika e mospagesës së rrymës. Kemi trashëguar shumë gjëra që s’kemi dashur, po bëjmë më të mirën me atë që kemi trashëguar, pra pas 20 viteve po e ndalim një gjakderdhje financaire në atë pjesë të vendit”, tha ai.

Kurti thotë se po të pyetej ai, nuk do të kishte në Kosovë as KEDS e as KESCO, por që tani i duhet të punoj dhe bashkëpunoj me ata.

Tutje, Kurti tha se janë një mori gjërash të cilat nuk i bënë me vullnet por i e bënë nga përgjegjësia.

Energjia elektrike

“Ato nuk ishin marrëveshje të mira por i trashëguam dhe i gjetëm aty. Po ashtu, po të pyetsha unë nuk do të ishin KEDS-i dhe KESCO por monopoli publik është bërë privat dhe unë më duhet të punoj dhe bashkëpunoj me KEDS-in dhe KESCO-n. Pra, janë një mori gjërash që nuk i bëjë me vullnet dhe dëshirë por nga nevoja dhe përgjegjësia”.

Tutje Kurti thotë se  Buxhetit të Kosovës do t’iu kursehen dhjetëra milion euro në vit të paguara më herët për mbulimin e kostove energjetike në Veri./Shqip.com