Sport Ndërkombëtar

De Jong: Mund ta fitojmë Kupën e Botës

Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong ka bërë një paraqitje mjaft të mirë sonte me fanellën e Holandës, në kuadër të Kampionatit Botëror.

Frenkie luajti si startues dhe në fund pati merita të mëdha në fitoren e ‘Tulipanëve’, duke asistuar në golin që zhbllokoi sfidën. Pas ndeshjes, lojtari shprehi dozë të lartë optimizmi.

“Ne mund ta fitojmë Kupën e Botës, jemi një nga skuadrat e mira në Kampionat”, ka thënë Frenkie.

“Në përgjithësi, ne nuk ishim shumë të mirë sot, por në aspektin defensiv, ne nuk i lamë mundësi kundërshtarit”, ka shtuar De Jong.

/Shqip.com