Sport Shqiptar

Dardanët kërkojnë fitore në tokën greke pavarësisht mungesave

Të dielën Përfaqësuesja e Kosovës luan ndeshjen e fundit për këtë muaj kundër Greqisë.

Dueli i dy pretendentëve kryesorë të Grupit 2 të Ligës A në këtë edicion të Ligës së Kombeve zhvillohet në “Panthessaliko Sadium” me fillim nga ora 20:45.

Si nikoqire në qytetin e vet, Volos, liderët e grupit me nëntë pikë hyjnë në fushë edhe për barazim.

Pamje nga ndeshja e kaluar mes Kosovës dhe Greqisë, “Fadil Vokrri”, Prishtinë

Teksa, Kosova do të përpiqet të marrë fitoren e parë ndaj grekëve për të rritur gjasat e një përmbysje tabelare, pasi deri më tani kanë tubuar gjshtë pikë në tre ndeshje.

Skuadra e udhëhequr nga Alain Giresse, megjithatë, do të jetë e hendikepuar si shkak i mungesave të rëndësishme.

Lexo edhe:
Giresse: Nuk mund të them se është finale, por na duhet fitore

Edon Zhegrova – lojari me performancat më të mira në dy ndeshjet e para – dhe Benjamin Kololli janë të lënduar dhe sdo të paraqiten.

Ndërkohë, në fushë nuk do të futen as Ibrahim Dresevic, Lirim Kastrati e Betim Fazliji për arsye se kanë grumbulluar kartona.

Dardanët duke fesuar kundër Irlandës së Veriut në “Fadil Vokrri”

Pas fitores zvabitëse kundër Irlandës së Veriut në “Fadil Vokrri-n” e stërmbushur, Kosova mëton të vazhdojë ecurinë e mirë në udhëtim ku në pesë ndeshjet e fundit kanë vetëm një humbje (dy fitore, dy barazime).

Nga ana tjetër, përparësi për ekipin e uruguajanit Gus Poyet është fakti se në nëntë duelet e fundit kanë pësuar vetëm nga një skuadër – ajo e Kosovës.

Vedat Muriqi

Rreziku kryesor përballë gardianit Odysseas Vlachodimos do të jetë shtatlarti prizrenas, Vedat Muriqi, që ka gjetur rrjetën i pari për Dardanët në tetë ndeshjet e tij të fundit ku ka shënuar.

Kurse, linja e mbrojtjes sonë pritet të kërcënohet më së shumti nga anëtari i Trabzonsporit, Anastasios Bakasetas, që ka çuar topin pas vijës fatale në tre ndeshjet e fundit, qysh në pjesë të parë.

Anastasios Bakasetas

Përndryshe, drejtësia e takimit të sontëm i është besuar gjyqtarit austriak, Julien Ëeinberger. /Shqip.com