Sport Shqiptar

Dardanët e rinj i nisin përgatitjet

Të mërkurën dhe të enjten do të organizohet grumbullimi i parë i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll U-20 te meshkujt.

Grumbullimi do të zhvillohet në palestrën “1 Tetori” nga ora 12:00 deri në ora 14:00.

Në listën e gjerë janë ftuar 26 basketbollistë, në mesin e tyre edhe Albatrit Syla dhe Norik Binqe, të cilët do të bashkohen më vonë në grumbullime, për shkak të obligimeve që kanë në skuadrat e tyre.

Përzgjedhësi i Kosovës U-20, Dritëro Sefaja do të ketë mundësinë të shohë formën e lojtarëve para grumbullimeve të ardhshme.

Dardanët e rinj do të luajnë në Divizionin B, ku janë në Grupin C së bashku me Suedinë, Gjeorgjinë dhe Ukrainën.

Lista e gjerë e Kosovës U-20:
Adhurim Aliaj
Leurit Morina
Hajriz Hazeri
Jon Ukaj
Anes Gashi
Dardan Maxharaj
Jon Ismajli
Rinol Gashi
Paraart Zeqiri
Genc Zeqiri
Sokol Nila
Bledar Thaqi
Ergyn Rushiti
Norik Binqe

Olsi Kurtaj
Albion Imeri
Diant Maksuti
Visar Ejupi
Rron Dahsyla
Ajdan Kololli
Nart Llapashtica
Bardh Istrefi
Albatrit Syla
Genc Matoshi
Ardian Ibishi
Dion Sheqiri

/Shqip.com