Lajme

Dalipi: Serbia po e rrezikon Marrëveshjen e Ohrit, duke e vendosur Asociacionin parakusht

Takimi Kurti-Vuçiq
Takimi Kurti-Vuçiq

Shefi i stafit të kryeministrit, Albin Kurti, Luan Dalipi, ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar fuqishëm për stabilitet në rajon. Dalipi thotë se Marrëveshja Themelore për normalizim të raporteve po përballet me pengesa për shkak se Serbia ka refuzuar që ta nënshkruaj dhe të pajtohet për zbatimin e plotë të saj.

“Përkushtimi i Kosovës mbetet i fortë për stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Traktati i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi po përballet me pengesa për shkak të refuzimit të Serbisë për të nënshkruar dhe pajtuar për zbatimin e plotë të marrëveshjes”, ka thënë Dalipi.

Ai tutje ka thënë se Beogradi ka refuzuar që ta nënshkruajë marrëveshjen duke dhënë arsyetime të ndryshme, madje thotë se ishte përdorur edhe një pretendim se presidenti serb e kishte lënduar dorën. Dalipi thotë se Vuçiq po tallet me të gjithë të përfshirët në proces, derisa shton se pavarësisht kësaj, Këshilli i BE-së ka miratuar konkluzonet  më 23 mars duke përshëndetur arritjen e Marrëveshjes.

“Serbia refuzoi në mënyrë të përsëritur të nënshkruajë marrëveshjen, duke përmendur arsye të ndryshme, duke përfshirë një lëndim të supozuar të dorës nga presidenti i Serbisë. Ai po tallet me të gjithë të përfshirët! Pavarësisht këtyre sfidave, Këshilli Evropian miratoi konkluzionet më 23 mars, duke përshëndetur marrëveshjen”, ka shtuar tutje Dalipi.

Tutje shefi i stafit të kryeministrit, thotë se Serbia e ka shkelur marrëveshjen duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Dalipi thotë se Kosova me të drejtë kërkon një plan të balancuar të sekuencimit për zbatimin e Marrëveshjes, derisa Serbia e rrezikon vlefshmërinë e Marrëveshjes duke insistuar në Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe si parakusht.

“Serbia më vonë e shkeli marrëveshjen duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Kosova me të drejtë kërkon një plan të balancuar të sekuencës për zbatimin e agrmtit, ndërsa Serbia e rrezikon vlefshmërinë e agrmtit duke insistuar në ASMM si parakusht”, ka përfunduar Dalipi.

/Shqip.com