Sport Shqiptar

Dalin në shitje biletat e ndeshjes së Ballkanit

FC Ballkani

Skuadra nga Suhareka, Ballkani ka njoftuar se ka filluar shitja e biletave për ndeshjet e Conference League.

Ballkani do të përballet me skuadrën e KI-Klaksvik në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Skuadra ka njoftuar se tashmë shitja ka filluar dhe mund të bëhet vetëm në mënyrë fizike.

“Ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e radhës kundër KI-Klaksvik e cila do të zhvillohet të Enjten në Stadiumin “Fadil Vokrri”. Biletat janë duke u shitur fizikisht, te sheshi i qytetit në Suharekë dhe tek fan shopi i klubit i cili gjendet tek Stadiumi i Qytetit-Suharekë”, thuhet në njoftim.

Biletat në lindje kushtojnë tri euro, në perëndim pesë dhe 10 VIP.

Ndeshja do të fillojë në ora 20:00.

Ballkani është e vetmja skuadër nga Kosova që ende nuk është e eliminuar nga garat Evropiane./Shqip.com