Daku mbetet te Mura
Sulmuesi kosovar është rikthyer te skuadra sllovene, Mura.
Daku ka qenë pjesë e ekipit të Mura gjatë sezonit pranveror, por ishte i huazuar nga klubi i Osjekut dhe tani klubi e ka blerë kartonin e tij.
Lajmin e ka konfirmuar vetë skuadra, përmes një njoftimi zyrtarë.
“Bardh e ziejnë kemi një sulmues “të ri”. Mirlind Daku , i cili tashmë ka luajtur me Osijekun si i huazuar në pjesën pranverore të kampionatit Mura, po rikthehet te Fazanerija”, thuhet në njoftim.
Sulmusi Kosovar u shpreh i lumtur për rikthimin e tij te Mura.
“Jam i lumtur që jam rikthyer në klub. Mura ka qenë gjithmonë opsioni i vetëm për mua, edhe pse ka pasur shumë oferta të tjera. U ndjeva mirë këtu, u dashurova me klubin dhe tifozët, kështu që jam shumë i lumtur që mund të vazhdoj të luaj bardh e zi”.
Ai me skuadrën sllovene shënoi pesë gola në gjashtëmbëdhjetë ndeshje dhe kontribuoi me pesë asistime.
24-vjeçari shkëlqeu gjatë aventurës së tij në Superligën e Kosovës, me Ballkanin, ku në 45 paraqitje shënoi 36 gola./Shqip.com