Sport Shqiptar

Daja shumë matur para ndeshjes me Ludogorets

Kampioni i Kosovës, FC Ballkani nesër luan ndeshjen e kthimit ndaj Ludogorets në fazën kualifikim në UEFA Champions League.

Trajneri Ilir Daja u paraqit në konferencë për media në Bullgari, para ndeshjes së nesërme.

“Kemi respektuar maksimalisht kundërshtarin. Ata bëjnë një futboll fantastik në sensin taktik. Prandaj edhe e kemi analizuar mirë. Nesër s’do mbrohemi, edhe pse kemi fituar 2-0. Pra ndeshja për ne nuk fillon 2-0. Nesër Ludogorets do ta fillojë ndeshjen me minus 2 gola dhe ata do të fillojnë lojën në mënyrë më agresive”, tha Daja gjatë konferencës për media.

Kujtojmë që skuadra kosovare gjatë ndeshjes së parë arriti fitore 2-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

/Shqip.com