Rozë

Dafina Zeqiri dhe Ghetto Geasy së shpejti publikojnë këngën e tyre

Dy artistët e njohur, Dafina Zeqiri dhe Ghetto Geasy janë bërë bashkë për të sjellë një projekt të përbashkët muzikor.

Kjo është bërë e ditur artisja Dafina Zeqiri përmes një postimi në Instagram.

“Së shpejti”, ka shkruar Dafina në postimin e saj, krahas një fotografie me Ghetto Geasyn.

Kujtojmë që Dafina ditë më parë ka publikuar këngën “Dasma” si dhe bashkëpunimin me Yll Limanin.

/Shqip.com