Rozë

Dafina tregon arsyen se pse nuk performoi në stadiumin “Fadil Vokrri”

Dafina Zeqiri

Në meçet e mbrëmshme në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në mesin e artistëve të paraparë për të kënduar ishte edhe Dafina Zeqiri.

Mirëpo Dafina ka munguar dhe nuk mori pjesë.

Sot Dafina ka dhënë një version të saj.

“Stafi im bashkë me organizatorin duke parë kushtet atmosferike kanë ardhur në një përfundim të përbashkët për mosprezencën time në stadium. Aq shumë jemi përgatitur për këtë event saqë edhe po të paraqitesha në skenë do ta kisha të pamundur të zhvilloja të gjithë performancën e parapërgatitur’, është shprehur ajo mes tjerash.

/Shqip.com