Rozë

Dafina i del në mbrojtje Trixës: Nuk kam nevojë askënd me rujt

Beatrix Ramosaj dhe Dafina Zeqiri

Beatrix Ramosaj tashmë ka këngën e re gati.

Ky projekt do të jetë bashkëpunim me të dashurin e Dafina Zeqirit, DJ Geek.

E ditën e sotme, Dafina ka publikuar një video humoristike në “TikTok”, ku Trixa nuk nguroi duke i komentuar në formë mbështetje.

Pas kësaj kanë filluar komentet negative në radhët e Trixës

Lidhur me këto komente, ka reaguar vetë Dafina e revoltuar, e cila u ka bërë thirrje të gjithë komentueseve të mos ushtrojnë më bulëzim, aq më tepër femra-femrës.

“Ruaje për cfarë? A e keni seriozisht sidomos ju femra që komentoni kështu për një femër tjetër? Nuk kam nevojë kërkond me rujt! Kurgjo me zor nuk shkon! Stop bullying! Stop this nonsense! Or get the f… out of my page! Idiot”,  ka reaguar ashpër ajo duke i dalë në mbrojtje të ish-banores së “Big Brother VIP”.

Trixa kometohet dhe shahet nga publiku pas lidhjes që ajo pati me Donaldin brenda shtëpisë së “BBV”.

Kjo pasi ajo është lidhur me aktorin gjatë kohës që ai kishte një lidhje të padefinuar me Bora Zemanin.

Mirëpo, tashmë dyshja janë ndarë dhe nuk kanë kontakte më njëri-tjëtrin./SHQIP.com