Rozë

Dafina dhe Ylli me një tjetër bashkëpunim

Këngëtarët Dafina Zeqiri dhe Yll Limani, do të publikojnë së bashku një projekt muzikor.

Kështu kanë njoftuar ata përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Ata kanë njoftuar se kënga quhet “Kaje”, mirëpo nuk kanë dhënë detaje të tjera se kur do të publikohet.

Ky është bashkëpunimi i dytë mes këngëtarëve të cilët janë ndër më të dashurit e publikut shqiptar.

Të dy, kanë sjellë bashkëpunime me artistë të tjerë gjatë kësaj periudhe.

/Shqip.com