Lajme Ballkan

Daçiq: Serbët në Kosovë janë viktima të lëvizjeve të njëanshme

Serbia e ka dëshmuar shumë herë se është pro dialogut dhe vazhdimit të negociatave, theksoi ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, raporton Tanjug.

Ai ka shtuar se populli serb nuk mund të lejohet më të jetë viktimë e lëvizjeve të njëanshme dhe të një lloj mashtrimi kur bëhet fjalë për marrëveshjen e Brukselit.

Nuk duhet të lejojmë që populli serb të jetë viktimë e lëvizjeve të njëanshme të autoriteteve të Prishtinës, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, në Samitin e Frankofonisë që po mbahet në ishullin Djerba të Tunizisë.

Duke komentuar ftesën e shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borell, për një takim urgjent në Bruksel, drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Daçiq tha se nuk ishte një surprizë, por që Borel; e kishte njoftuar më herët.

/Shqip.com