Lajme

Daçiq: Plani franko-gjerman, i papranueshëm për Serbinë

Kryeparlamenti i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se plani franko-gjerman është i papranueshëm për Serbinë.

Ai tha se më këtë Serbia detyrohet ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

“Qëndrimi i Serbisë është i qartë, ai plan nis nga baza e papranueshme, nga fakti që çështja e zgjidhjes politike konsiderohet e përfunduar dhe se ne vetëm duhet ta pranojmë, me dëshirë apo pa, me zë a heshtur, pavarësinë e Kosovës.

Kjo nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe ne duam ta kthejmë atë në kuadër të së drejtës ndërkombëtare, përfundoi Daçiq, raporton ‘Euronews Serbia’.

Ndryshe, përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borell ka zbuluar se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë kanë marrë shumë më herët dokumentin për normalizimin e marrëdhënieve, të njohur ndryshe si ‘Dokumenti gjermano-francez’.

Në një adresim para mediave, pas përfundimit të takimit të grupit G7, Borrell ka thënë se kanë punuar shumë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak për të ecur përpara me arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

“Para verës ne ua kemi prezantuar planin të dyja palëve, Serbisë dhe Kosovës, në mënyrë që të tejkalojmë krizën permanente. Kemi kërkuar një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrdhënieve mes tyre dhe u jam shumë falënderues Gjermanisë dhe Francës për këtë propozim. Kemi marrë përgjigje nga të dyja palët dhe po i studjojmë ato. Ky është një rast i mirë që ata duhet ta shfrytëzojnë në mënyrë që raportet mes Prishtinë dhe Beogradit të bëhen më normale”, ka thënë Borrel.

Tutje ai ka paralajmëruar se BE-ja do t’i shqyrtojë përgjet e kthyera nga Kosova dhe Serbia.

/Shqip.com