Lajme Ballkan

Kosova dhe Serbia mbajtën fshehtë propozimin gjermano-francez

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borell ka zbuluar se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë kanë marrë shumë më herët dokumentin për normalizimin e marrëdhënieve, të njohur ndryshe si ‘Dokumenti gjermano-francez’.

Në një adresim para mediave, pas përfundimit të takimit të grupit G7, Borrell ka thënë se kanë punuar shumë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak për të ecur përpara me arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

“Para verës ne ua kemi prezantuar planin të dyja palëve, Serbisë dhe Kosovës, në mënyrë që të tejkalojmë krizën permanente. Kemi kërkuar një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrdhënieve mes tyre dhe u jam shumë falënderues Gjermanisë dhe Francës për këtë propozim. Kemi marrë përgjigje nga të dyja palët dhe po i studjojmë ato. Ky është një rast i mirë që ata duhet ta shfrytëzojnë në mënyrë që raportet mes Prishtinë dhe Beogradit të bëhen më normale”, ka thënë Borrel.

Tutje ai ka paralajmëruar se BE-ja do t’i shqyrtojë përgjet e kthyera nga Kosova dhe Serbia.

“Në ditët në vijim, ne do të shohim se cilat janë përgjigjet e tyre për këtë propozim dhe shpresoj se ai (dokumenti) do të përfaqësojë një përparim dhe një hap përpara në këtë proces. Jam falenderues për mbështetjen e Francës dhe Gjermanisë për këtë propozim në mënyrë që dy vendet të kenë marrëdhënie normale, si parakusht për të ecur përpara në rrugën evropiane, pasi ky normalizim është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Borrel.

Një ditë më parë nga Berlini, kryeministri Kurti ka thënë se plani është në fillet e para të tij, derisa kundërshtuar fuqishëm që Kosova ta formojë Asociacionin njëetnik.

/Shqip.com