Lajme Ballkan

Daçiq: Perëndimi dëshiron që në heshtje të pajtohemi me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq theksoi se çështja e konfliktit në Ukrainë është e lidhur ngushtë me çështjen e integritetit territorial të Serbisë përmes respektimit të parimeve të së drejtës ndërkombëtare.

Siç raporton Tanjug, Daçiq tha sot se Serbia dhe vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, mund të mos marrin pjesë në seancën e Këshillit të Evropës, ku do të vendoset për fillimin e procesit të pranimit të Kosovës.

“Për ne pozita më e vështirë është në Evropë, sepse numri më i madh i vendeve evropiane e kanë njohur Kosovën. Raporti i fuqisë në KE është i tillë që garanton se ndoshta ai vendim do të kalojë. Pengesa kryesore për dëshirën e tyre është që deri më tani nuk ka ndodhur që një vend të pranohet pa konsensus dhe prandaj po na bëjnë presion”.

“Duan të tregojnë se tani që e kanë përjashtuar Rusinë nga KE janë të bashkuar dhe prandaj po na bëjnë presion që shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën të mos jenë të pranishme në seancë, në fakt në heshtje ramë dakord që të fillojmë atë procedurë”, tha Daçiq për Tanjug.

/Shqip.com