Lajme Ballkan

Daçiq në një “mision special”, Vuçiq e dërgon për të përmirësuar marrëdhëniet me Kroacinë

Në fillim të këtij viti, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ngarkoi ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq me një detyrë serioze dhe të veçantë – ngrohjen e marrëdhënieve me Kroacinë.

Prandaj, me ftesë të Këshillit Kombëtar Serb, Daçiq do të shkojë të premten në pritjen tradicionale ortodokse të Krishtlindjeve në Zagreb, ku priten shtetarë kroatë.

Ai do të shoqërohet nga ministri për të drejtat e njeriut në qeverinë serbe, Tomislav Zhigmanov, patriarku serb Porfirije dhe nga pala kroate, kryeministri Andrej Plenkoviq me ministra.

Daçiq e informoi publikun për detyrën e caktuar dhe tha se Serbia do të kërkojë marrëdhënie më të mira në të ardhmen.

Filip Švarm, kryeredaktor i gazetës “Vreme”, ka thënë për Danas se një pjesë e marrëdhënieve mes dy vendeve mund të përmirësohet, sepse kjo është në interesin e Kroacisë për momentin.

I pyetur për faktin se Beogradi zyrtar hesht çuditërisht për heqjen e alfabetit cirilik në Vukovar, ai thotë se kjo nuk do të kontribuojë shumë në shkrirjen e marrëdhënieve.

“Domethënë, organizata politike e serbëve në Kroaci është autonome. Milodrad Pupovac dhe bashkëpunëtorët e tij nuk pranuan që Vuçiq të negocionte dhe të fliste për ta dhe ata nuk e pranuan botën serbe të Vulin.

Mendoj se Beogradi zyrtar nuk i trajton ata si disa serbë dhe se marrëdhëniet mes Beogradit zyrtar dhe organizatës politike të serbëve në Kroaci janë mjaft të ftohta dhe se në këtë kontekst heshtja për ndalimin e alfabetit cirilik në Vukovar“, thekson Švarm.

Siç përfundon ai, fakti që Vuçiq e udhëzoi Daçiqin të vinte në kontakt me Pupovecin, dëshmon se sa të këqija janë marrëdhëniet mes Beogradit zyrtar dhe organizatës politike të serbëve në Kroaci.

/Shqip.com