Lajme Ballkan

Daçiq: Kosova nuk mundet ta padisë Serbinë për gjenocid

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, Ivica Daçiq, në një intervistë për Deutsche Welle, ka thënë se “Kosova nuk mund ta padisë Serbiën për gjenocid”.

Kjo pasi, sipas tij – “Kosova nuk është shtet i njohur ndërkombëtarisht”, dhe për këtë “ligjërisht s’mund ta padisë Serbinë”.

“Por në përgjithësi, nuk e di çfarë mund të sjellin ide të tilla, sepse këtu secili mund të paditë dikë tjetër për diçka”, tha Daçiq.

Ai ka folur edhe për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, ku theksoi rëndësinë e kompromisit.

Por, Daçiq nuk u distancua për pjesën kur i shërbente Sllobodan Millosheviqit. /Shqip.com