Lajme Ballkan

Daçiq: Aplikimi i Kosovës, për përdorim të brendshëm politik

Kryeparlamentari, Ivica Daçiq.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq e ka quajtur marketing politik aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sipas tij në Bashkimin Evropian nuk ka konsensus rreth aplikimit.

“Vetëm një muaj më patë, kamë thënë që kishim informacione që Prishtina do të dorëzojë një aplikim për anëtarësim në BE. Ne besojmë që një lëvizje e tillë padyshim që nuk është e mirë. Së pari, sepse është e qartë që nuk ka një pozicion të qartë lidhur me statusin e Kosovës”, ka theksuar Daçiq.

Tutje, ai ka deklaruar se ende ka shtete që nuk e njohin Kosovën dhe se nuk ka ndonjë ndryshim sa i përket qëndrimeve karshi Kosovës.

“Janë pesë vende që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe nuk është treguar nëse ndonjëri e ka pranuar statusin e kandidatit për anëtarësim. Së dyti, ngase në kushtet e mosrespektimit absolut të marrëveshjeve nga Prishtina, askush nuk do ta mendojë atë”, është shprehur Daçiq, raporton Tanjug.

Më tej Daçiq e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si faktorin kryesor të destabilizimit të rajonit.

/Shqip.com