Sport Ndërkombëtar

Chelsea arrin marrëveshje me Cucurellan

Marc Cucurella

Chelsea po vazhdon të përforcohet në këtë merkato të verës.

Skuadra londineze – ka arritur të sigurojë shërbimet e Marc Cucurellas.

Futbollisti spanjoll ishte pjesë e Brightonit – sezonën e kaluar ku edhe shkëlqeu me paraqitjet e tij, ndërsa sipas Fabrizio Romanos – Chelsea do paguaj mbi 50 milionë paund për këtë transfer.

Ai zhvilloi 35 ndeshje – ndërsa shënoi një gol dhe një asistim.

Cucurella – luan si mbrojtës i krahut të majtë dhe karekterizohet – si lojtar i shpejtë.

24 vjeçari – në të kaluarën ka qenë pjesë e Getafes dhe Eibarit, ndërsa është prodhim i akademisë së Barcelonës, “La Massia”./Shqip.com